Gazetari amerikan: Kompania e votimit elektronik ‘Dominion’ fshehu faktin se kishte punonjës serbë dhe kinezë

Gazetari amerikan: Kompania e votimit elektronik ‘Dominion’ fshehu faktin se kishte punonjës serbë dhe kinezë

19:11, 09/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari amerikan, Peter Bernegger ka zbuluar se kompania e votimit elektronik ‘Dominion’ ka fshehur faktin se kishte të punësuar persona nga Serbia dhe Kina.

Ata punonin jashtë zyrës së kompanisë në Kanada.

Sipas tij, prania e aktorëve të huaj, të cilët kanë akses në pajisjet elektronike të votimit në SHBA, duhet hetuar.

Gazetari zbulon se ky fakt ka dalë gjatë hetimeve që po bëhen nga sherifi i shtetit të Miçiganit.

Hetimi i sherifit të Miçiganit zbuloi se drejtori ekzekutiv i ‘Dominion Voting Systems’, John Poulos, udhëzoi stafin e tij për të fshehur faktin se ‘Dominion’ ka punonjës serbë dhe kinezë që veprojnë jashtë zyrës së tij kanadeze dhe se këta punonjës janë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet në SHBA.

“Jo vetëm që iu dha akses në pajisjet zgjedhore amerikane në kohë reale gjatë zgjedhjeve, por zbulimi nga qeveria e SHBA përmes ‘Albert Sensors’ u përmbys nga përdorimi i 'softfonëve',” thekson investigimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco