Jo më mesazhe të humbura! Whatsapp prezanton ndryshimin e ri

Jo më mesazhe të humbura! Whatsapp prezanton ndryshimin e ri

09:36, 20/05/2024
A+ Aa A-

Nëse deri tani ia ke vënë fajin aplikacinit Whatsapp për mesazhet e humbura apo për ato që ke harruar t’u kthesh përgjigje, na vjen keq të të themi, por gjërat do jenë ndryshe.

Whatsapp ka lançuar një përditësim të ri që tashmë është aktiv te shumica e përdoresve, i cili i kategorizon mesazhet në 3 filtra: “të gjitha”, “të palexuara” dhe “grupe”.

Vendosja e tyre do jetë në krye të faqes kryesore dhe klikimi i secilës do e bëjë jeshile kategorinë.

Image

Me këtë ndarje të re, pavarësisht bisedave, do jetë më e lehtë të mos humbësh asgjë (edhe nëse do). Nëse akoma nuk të është shfaqur ky ndryshim, sigurohu që e ke përditésuar aplikacionin dhe të mos thuash më justifikime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco