Vdekja e presidentit të Iranit dhe 8 personave të tjerë në bord, dalin pamjet e nxjerrjes së trupave të viktimave nga helikopteri

Vdekja e presidentit të Iranit dhe 8 personave të tjerë në bord, dalin pamjet e nxjerrjes së trupave të viktimave nga helikopteri

09:33, 20/05/2024
A+ Aa A-

Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm të vendit, Hossein Amirabdollahian, u njoftua nga televizioni shtetëror i vendit menjëherë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit ku ata udhëtonin, i cili u rrëzua pasditen e së dielës (19 Maj).

Disa orë më vonë, janë publikuar videot e nxjerrjes së trupave të viktimave nga helikopteri.

Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ishin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu kanë humbur jetën.

Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.

Presidenti i Republikës Islamike Ibrahim Raisi, i cili vdiq në moshën 63-vjeçari, u zgjodh në vitin 2021 dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco