Akuzohen për ngacmim seksual, policia zbarkon në stadiumin anglez dhe shoqëron dy lojtarë

Akuzohen për ngacmim seksual, policia zbarkon në stadiumin anglez dhe shoqëron dy lojtarë

08:11, 24/04/2024
A+ Aa A-

Dy lojtarë të Premier League janë arrestuar nën dyshimin për sulm dhe përdhunim, raporton ekskluzivisht “The Sun”.

Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se të dy janë 19 vjeç dhe luajnë për të njëjtin klub. Të dy thuhet se janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Policia thuhet se zbarkoi në stadiumin e klubit anglez në fundjavën që lamë pas dhe fillimisht mori në pyetje një lojtar 19-vjeçar, i cili dyshohet për sulm, ndihmë në sulm dhe nxitje për një përdhunim. Lojtari e kaloi natën në qeli dhe më vonë u mor në pyetje nga detektivët.

Shoku i tij i skuadrës, gjithashtu 19 vjeç, u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nën dyshimin për përdhunim.

Policia konfirmoi se lojtarët janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Viktima e supozuar paraqiti një ankesë zyrtare menjëherë pas përdhunimit të supozuar të premten mbrëma.

Një zëdhënës i klubit tha për “The Sun”: “Meqë çështja është tani në duart e policisë, Klubi i Futbollit nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë fazë”.

Në ditët e ardhshme pritet të bëhet i ditur identiteti i tyre, pasi thuhet se ka prova që dyshja kanë përdhunuar një femër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco