CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave

CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave

18:45, 05/05/2024
A+ Aa A-

Një gjykatës federal i ligjit administrativ ka vendosur se CEO i Amazon, Andy Jassy, ​​ka shkelur ligjin e punës duke bërë disa komente kundër sindikatave gjatë intervistave në media dy vjet më parë.

Jassy në vitin 2022 është shprehur se sindikatat i bëjnë vendet e punës “më të ngadalta” dhe më “burokratike”.

 

Vendimi i lëshuar së fundmi pason nga ankesa e Bordit Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës që akuzoi Jassyn për kalimin e kufirit gjatë intervistave ku ai tha se punëtorët do ishin më mirë pa një sindikatë.

Bëhet e ditur se këto deklarata, CEO i Amazon i ka dhënë në programin televiziv të CNBC, Squawk Box dhe gjatë dy samiteve të organizuara nga Bloomberg News dhe New York Times, shkruan the Guardian.

Gjykatësi Bridan D Gee tha se deklaratat se si punonjësit kanë më pak fuqi nën një sindikatë dhe si ata do t’i bënin gjërat më mirë pa një të tillë, bien ndesh me ligjin federal të punës në SHBA.

Ndërkohë, zëdhënësja e Amazon, Mary Kate Paradis, ka njoftuar se kompania synon të apelojë vendimin e gjykatësit pasi nuk pajtohet plotësisht se çdo koment ishte i papërshtatshëm.

“Vendimi reflekton dobët mbi gjendjen e të drejtave të fjalës së lirë sot dhe ne mbetemi optimistë se do të jemi në gjendje të vazhdojmë të përfshihemi në një diskutim të arsyeshëm mbi këto çështje ku të gjitha perspektivat kanë një mundësi për t’u dëgjuar”, tha Paradis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco