Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

I vendosin tritolin bankomatit në Itali, por një nga grabitësit plagoset rëndë

I vendosin tritolin bankomatit në Itali, por një nga grabitësit plagoset rëndë

22:54, 05/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë fundjavë në Rimini të Italisë. Policia italiane ka bërë të ditur se disa persona kanë tentuar të grabisin paratë në një bankomat duke i vendosur atij tritol.

Sipas TGCOM, tentativa e grabitësve ka dështuar, madje njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë gjatë shpërthimit.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një qendre tregtare në Cattolica, një provincë e Riminit.

Sipas policisë, 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, por thuhet se është nga Europa Lindore, ka humbur krahun gjatë shpërthimit, si dhe është dëmtuar në fytyrë. Policia thotë se ai është lënë aty nga personat e tjera në mënyrë që t’i vinte ndihma mjekësore.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa më pas i është komunikuar arrestimi në flagrancë nën akuzën e tentativës së vjedhjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco