UNESCO ia akordon Çmimin e saj Botëror për Lirinë e Shtypit, gjithë gazetarëve palestinezë Në funeralin e gazetarit palestinez Mohammed Abu Hattab, i cili u vra në një sulm izraelit në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 3 nëntor 2023

UNESCO ia akordon Çmimin e saj Botëror për Lirinë e Shtypit, gjithë gazetarëve palestinezë

08:17, 03/05/2024
A+ Aa A-

UNESCO ndau të enjten çmimin e saj botëror për lirinë e shtypit për të gjithë gazetarët palestinezë që mbulojnë luftën në Gaza, ku Izraeli po lufton me Hamasin prej më shumë se gjashtë muaj.

"Në këto kohë errësire dhe dëshpërimi, ne dëshirojmë të ndajmë një mesazh të fortë solidariteti dhe mirënjohjeje për ata gazetarë palestinezë që po mbulojnë këtë krizë në rrethana kaq dramatike," tha Mauricio weibel, kryetar i jurisë ndërkombëtare të profesionistëve të medias.

"Si njerëzim, ne kemi një borxh të madh ndaj guximit dhe përkushtimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes."

Audrey Azoulay, drejtore e përgjithshme në organizatën e OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën, tha se çmimi i kushtohej "guximit të gazetarëve që përballen me rrethana të vështira dhe të rrezikshme".

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve  me seli në Nju Jork, të paktën 97 anëtarë të shtypit janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në tetor, 92 prej të cilëve ishin palestinezë.

Lufta filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit që rezultoi në vdekjen e 1,170 njerëzve, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së të shifrave zyrtare izraelite.

Izraeli vlerëson se 129 robër të kapur nga militantët gjatë sulmit të tyre mbeten në Gaza. Ushtria thotë se 34 prej tyre janë të vdekur.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit kundër Hamasit ka vrarë të paktën 34,596 njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco