VIDEO/ Kamera filmon gjithçka, shikoni se si rrëmbehet gruaja në SHBA

VIDEO/ Kamera filmon gjithçka, shikoni se si rrëmbehet gruaja në SHBA

08:05, 24/04/2024
A+ Aa A-

Videoja e regjistruar nga një kamerë e ziles së derës në Oregon të SHBA, në të cilën shihet një grua duke u marrë me forcë nga një burrë i panjohur është dramatike dhe ka bërë xhiron e rrjetet.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në qytetin e Hillsborough.

Në pamje shfaqej një grua që bërtiste me të madhe, ndërsa apelonte që t’i hapnin derën.

“Ju lutem më ndihmoni”, dëgjohej gruaja, ndërsa u mor në krah disa sekonda më vonë nga rrëmbyesi i saj.

Ky i fundit e mori me forcë dhe e futi në një furgon të bardhë.

Gruaja më në fund u gjet e gjallë dhe e sigurt në orët e para të së martës, ndërsa burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, u arrestua dhe u akuzua për rrëmbim.

“I dyshuari dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe ky nuk ishte një sulm i rastësishëm.

Nuk ka asnjë rrezik për publikun”, sqarohet në njoftimin e policisë pa dhënë detaje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco