Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Trump mund të fitojë 3.5 miliardë dollarë pasi aksionarët të miratojnë shkrirjen e Truth Social

Trump mund të fitojë 3.5 miliardë dollarë pasi aksionarët të miratojnë shkrirjen e Truth Social

21:00, 24/03/2024
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Donald Trump do të marrë 3.5 miliardë dollarë tani që aksionarët e Digital World Acquisition Corp. kanë miratuar një shkrirje me Truth Social të premten.

Infuzioni i mundshëm shumë miliarda dollarësh vjen ndërsa prokurorja e përgjithshme e New York-ut Letitia James kërkon të sekuestrojë asetet e Trump-it për të paguar një obligacion prej 464 milionë dollarësh në rastin e tij të mashtrimit civil në New York, shkruan breibart.com, raporton Syri.net.

Shkrirja e vonuar prej kohësh erdhi pasi Komisioni i Letrave me Vlerë (SEC) e miratoi atë muajin e shkuar dhe do të thotë se kompania e Trump-it Trump Media & Technology Group do të tregtojë në bursë nën shenjën e aksioneve "DJT" që në fillim të javës së ardhshme.

Trump do të zotërojë rreth 79 milionë aksione në kompaninë e sapobashkuar, që aktualisht është rreth 41 dollarë për aksion.

Ish-presidenti nuk do të mundë të arkëtojë aksionet e tij deri në gjashtë muaj pas shkrirjes, por themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Talking Point USA, Charlie Kirk, postoi në X se Trump mund të kërkojë një heqje dorë lidhur me këtë gjë, për të paguar obligacionin për të mundur të apelojë çështjen e mashtrimit.

Avokatët e Trump-it kishin thënë në fillim të kësaj jave, para shkrirjes, se do të ishte "praktikisht e pamundur" për të paguar obligacionin në para të thata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco