Sekretari i OKB-së: E vetmja mënyrë efektive për të dërguar ndihma në Gazë është rruga

Sekretari i OKB-së: E vetmja mënyrë efektive për të dërguar ndihma në Gazë është rruga

16:56, 24/03/2024
A+ Aa A-


E vetmja mënyrë efektive për të dërguar ndihma humanitare në Gazë është rruga, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Menjëherë pas takimit me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Egjiptit në Kajro, Guterres foli edhe për ndikimin që ka lufta në Gazë në të gjithë globin.

“Sulmi i përditshëm ndaj dinjitetit njerëzor të palestinezëve po krijon një krizë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Guterres.

Këto deklarata vijnë ndërsa sekretari po viziton Egjiptin dhe Jordaninë si pjesë e një turneu vjetor në shenjë solidariteti me vendet myslimane për muajin e Ramazanit, shkruan yahoonews.

Ndërsa shpresat për një armëpushim në Gazë gjatë Ramazanit janë zbehur dhe rreziku i urisë është rritur, SHBA-ja dhe vendet e tjera kanë filluar ofrimin e ndihmave nga ajri.

Por, sipas OKB-së, ndihmat mund të jenë efektive vetëm nëse dërgohen nga toka, duke akuzuar kështu Izraelin që po e pengon hyrjen e tyre.

Gjithashtu, Guterres ka bërë të ditur se Kombet e Bashkuara po punojnë shumë për të mbështetur fondet për agjencinë e saj për refugjatët palestinezë, UNRWA, të cilën ai e quajti shtyllën kurrizore për ndihmën humanitare brenda Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco