Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Publiku është i bindur! ‘Simpsons’ ka parashikuar aparatin virtual Apple Vision 8 vjet para daljes në treg

Publiku është i bindur! ‘Simpsons’ ka parashikuar aparatin virtual Apple Vision 8 vjet para daljes në treg

20:22, 05/02/2024
A+ Aa A-

Seriali komik i animacionit Simpsons duket se nuk ka vetëm komedinë specialitet, pasi për herë të disatë ka bërë parashikime që janë kthyer në realitet me kalimin e viteve.

Seriali i njohur amerikan vijon prej disa dekadash dhe vitet e fundit po kthehet në një makth për shikuesit prej parashikimeve të sakta të së ardhmes aq sa disa teori janë ngritur mbi faktin se skenari tij vjen nga ata që kanë në dorë ngjarjet botërore.

Image

Në një episod të mëparshëm është treguar sesi Trump bëhet president vite para zgjedhjeve të 2017 kur ai u bë me të vërtetë, ndërsa në një tjetër ishte parë Richard Branson që fluturonte në hapësirë me Virgin Galactic para se ai ta kryente me të vërtetë në 2023.

Koincidencat janë sa qesharake dhe shqetësuese.

Ndërsa në një episod të vitit 2016, çifti kryesor Homer e Marge shihen të shtrirë në krevat duke mbajtur në kokë, komplete realiteti virtual, gjë që shpejt përhapet në të gjithë qytezën e Springfield.

Shumë mendojnë se kompleti ngjan me produktin e tillë të Apple, Vision Pro.

Image

Kometuesit symprehtë menjëherë ngrirën dyshimet për diçka që nuk shkon me dijet e ekzagjeruara të krijuesve të serialit: “Simpson parashikojnë sërish të ardhmen”, tha një prej tyre.

“Duket se sa herë kthejmë kokën, këtu bëhet një parashikim i pamendueshëm, që në të ardhmen bëhet realitet.”

Ndërsa një i tertë shtonte: “Simpsons po kthehen në një Nostradamus të kohëve moderne.”

Seriali vijon prej dekadash dhe duket se ‘nuk ka mbaruar’ me parashikimet e tmerrshme per shikuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco