Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

Sulmi tragjik ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani, Irani mohon përfshirjen

Sulmi tragjik ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani, Irani mohon përfshirjen

09:06, 29/01/2024
A+ Aa A-

Irani mohon të jetë i përfshirë në sulmin me dron që vrau tre ushtarë amerikanë një ditë më parë në Jordani, duke hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Britanisë se mbështeti grupet militante përgjegjëse për sulmin në bazën e largët kufitare në verilindje të Jordanisë, pranë kufijve me Irakun dhe Sirinë.

“Këto akuza janë bërë me një objektiv politik që synojnë përmbysjen e realitetit të rajonit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Naser Kanaani, i cituar nga agjencia Irna.

Presidenti amerikan, Joe Biden reagoi për sulmin duke e drejtuar gishtin nga grupet militante të mbështetura nga Irani dhe u zotua se do të gjithë përgjegjësit do të japin llogari për ngjarjen.

"Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai u krye nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak", tha Biden në një deklaratë.

Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me dron në në Jordani pranë kufirit me Sirinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco