BE denoncon Alabamën për ekzekutimin e të burgosurit me azot: Torturë, metodë brutale dhe çnjerëzore

BE denoncon Alabamën për ekzekutimin e të burgosurit me azot: Torturë, metodë brutale dhe çnjerëzore

12:47, 26/01/2024
A+ Aa A-

Ekzekutimi i parë në botë me azot në Alabama është brutal, ka thënë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.

“Më vjen thellësisht keq për ekzekutimin e Kenneth Eugene Smith në Alabama, pavarësisht shqetësimeve serioze se kjo metodë e paprovuar e azotit mund të përbëjë torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, tha Volker Turk.

Bashkimi Europian denoncon ekzekutimin me azot në SHBA, tha në një deklaratë zëdhënësi i Komisionit Europian, raporton Reuters.

“Bashkimi Europian shpreh keqardhjen e tij të thellë për ekzekutimin e Kenneth Eugene Smith në Alabama dhe denoncon metodën veçanërisht brutale të ekzekutimit, e cila është edhe më e dhimbshme nga fakti se i burgosuri ishte tashmë subjekt i një tentative ekzekutimi në nëntor 2022", thuhet në njoftimin e Komisionit.

BE theksoi gjithashtu  është kundër dënimit me vdekje në çdo rrethanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco