Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Alarm për bombë në aeroportin e Basel-Mulhouse, mbyllet përkohësisht

Alarm për bombë në aeroportin e Basel-Mulhouse, mbyllet përkohësisht

10:37, 21/01/2024
A+ Aa A-

Aeroporti Basel-Mulhouse është evakuuar, pasi është marë një kërcënim me bombë.

Me një njoftim zyrtar ka dalë vetë Euroairport ku thotë se “Për arsye sigurie, terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur”.

“Operacionet e fluturimit janë pezulluar përkohësisht. Pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimin e tyre”, thuhet në njoftim ndër tjera.

Aeroporti do të qëndrojë përkohësisht i mbyllur.

Prej disa muajsh në Francë, ku ndodhet aeroporti Basel-Mulhouse, ka pasur kërcënime të përsëritura me bombë. Edhe Euroaeroporti është prekur disa herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco