Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zelensky fton Trump në Kiev, por me një kusht

Zelensky fton Trump në Kiev, por me një kusht

17:28, 20/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas ka ftuar Donald Trump në Kiev por me një kusht. Ai tha se për sa kohë ish presidenti amerikan është në gjendje të ndalojë luftën me Rusinë brenda 24 orëve, siç ai ka premtuar dikur.

Trump ka deklaruar se nëse do të ishte president, ai mund t’i jepte fund luftës menjëherë duke këmbëngulur se Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin bien dakord për një zgjidhje, duke këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie të mirë me të dy udhëheqësit.

Trump, gjatë karrierës së tij politike, vazhdimisht ka kritikuar Putinin, i cili nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 që ka shkaktuar mijëra viktima.

“Po, ju lutem, Donald Trump, ju ftoj në Ukrainë, në Kiev”, tha Zelenskyy, në një intervistë.

“Nëse mund ta ndaloni luftën gjatë 24 orëve, mendoj se do të mjaftojë të vini në Kiev.”

Zelensky shtoi se, nëse Trump ka një “formulë” për përfundimin e luftës, ai dëshiron të dijë se cila është ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco