Kapen 1.8 ton kokainë në një varkë në ishullin Saint-Martin, policia kërkon kontrabandistët

Kapen 1.8 ton kokainë në një varkë në ishullin Saint-Martin, policia kërkon kontrabandistët

16:23, 02/05/2024
A+ Aa A-

Një total prej 1.8 ton kokainë u kap nga një varkë në ishullin Saint-Martin në Inditë Perëndimore Franceze, raportoi kanali televiziv Francez Europe 1.

Sekuestrimi ndodhi pasditen e së martës, kur kjo varkë, pa emër apo regjistrim, ishte ankoruar me një ponton në qytetin Marigot, në anën franceze të ishullit, sipas një burimi të njohur me hetimin.

Policia gjeti disa dhjetëra pako me kokainë, me peshë totale 1.8 ton dhe është ende në kërkim të kontrabandistëve, të cilët u larguan menjëherë.

Transporti detar është rruga kryesore e kokainës në Francë, me 75.4 për qind të sasive të sekuestruara ose 16.3 tonë.

Më shumë se gjysma (55 përqind) e kokainës të sekuestruar në vitin 2022 erdhi nga Antilet dhe Guajana, një zonë tranziti në rrugën drejt Francës kontinentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco