Trupat amerikane në Ukrainë! Rusia ka hapur frontin e dytë të luftës në Kharkiv

Trupat amerikane në Ukrainë! Rusia ka hapur frontin e dytë të luftës në Kharkiv

10:21, 17/05/2024
A+ Aa A-

NATO po përgatitet të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë. Qëllimi fillestar është për të trajnuar forcat ukrainase.

Sipas New-York Times, një lëvizje e tillë do të mund të shkelte vijën e kuqe dhe të përfshinte në një konflikt të drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara dhe Europën.

Mungesa e fuqisë punëtore të Ukrainës ka arritur një pikë kritike, thekson New-York Times dhe pozicioni i saj në fushën e betejës javët e fundit është përkeqësuar seriozisht pasi Rusia ka përshpejtuar përparimet për të përfituar nga vonesat në dërgesat e armëve amerikane.

Si rezultat, zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar homologëve të tyre amerikanë dhe të NATO-s që të ndihmojnë në trajnimin e 150 mijë rekrutëve të rinj më afër vijës së frontit për dislokim më të shpejtë.

Ukraina ka mohuar shpesh herë kërkesat për trupa ushtarake në front por duket se avancimi rus në lindje dhe situata në Kharkiv rrisin nevojën për një bashkërendim të forcave.

Në një intervistë për CNN, Ministri i Mbrojtjes Ukrainase, Rustem Umerova, theksoi se tashmë Rusia ka filluar frontin e dytë të luftës në Kharkiv. Për këtë arsye nevojitën më shumë armatime dhe në kohë.

Sakaq, konfliktet e brendshme në Ukrainë, sipas The Economist flasin për një gjendje pesimizmi në elitën drejtuese ukrainase. Simpatia e popullit të Ukrainës me ish aktorin komik duket se po i vjen fundi. Ukrainasit e vlerësojnë atë për rolin e tij të guximshëm në mbijetesën kombëtare. Por lodhja, korrupsioni i brendshëm dhe përqendrimi i dukshëm i pushtetit në duart e vetëm disa funksionarëve kanë dobësuar interesin për luftën.

Zelenskit i mbaron mandati në 20 maj, por pak gjasa ka që Ukraina të mbajë zgjedhje në kohë lufte. The Economist thekson se besimi tek figura e presidentit ka rënë në 71 për qind ndërsa besimi tek ushtria mbetet i lartë në rreth 93 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco