Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Izraeli: Hamasi kishte planifikuar sulme terroriste edhe në Evropë

Izraeli: Hamasi kishte planifikuar sulme terroriste edhe në Evropë

10:20, 14/01/2024
A+ Aa A-

 

Sipas qeverisë izraelite, grupi militant palestinez Hamas ka planifikuar sulme terroriste në Evropë, përfshirë ambasadën e Izraelit në Stokholm.

“Në një përpjekje të vazhdueshme të shërbimeve sekrete, janë zbuluar informacione të konsiderueshme që provojnë se si organizata terroriste Hamas ka vepruar për të zgjeruar aktivitetin e saj të dhunshëm jashtë vendit, me qëllim që të sulmojë të pafajshmit në mbarë botën”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu dje në mbrëmje.

”Izraeli ka mbledhur prova për këtë si në mënyrë të pavarur ashtu edhe duke punuar me shërbimet e huaja sekrete”, shtoi ajo.

”Përveç sulmit të dyshuar të ambasadës në Stokholm, Hamasi kishte kërkuar gjithashtu të siguronte dronë dhe të rekrutonte anëtarë të bandave të organizuara kriminale në Evropë”, shtonte deklarata.

Përveç aktorëve jashtë vendit, në planifikim thuhet se janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Hamasit në Liban, të cilët gëzojnë mbrojtjen e milicisë shiite Hezbollah atje.

Disa nga këta individë, duke përfshirë nënkryetarin e byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, janë vrarë që atëherë në sulmet e synuara izraelite në Liban.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Në mesin e dhjetorit, autoritetet gjermane arrestuan tre anëtarë të dyshuar të Hamasit që thuhet se ishin përfshirë në gjetjen e armëve për sulme të mundshme ndaj institucioneve hebraike në Evropë.

Arrestime të ngjashme u bënë edhe në Danimarkë dhe Holandë.

Në nëntor, Gjermania nxori një ndalim të aktiviteteve të Hamasit, i cili gjithashtu vepron si një organizatë politike.

Deri më sot, Hamasi, të cilin BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste, nuk dihet të ketë kryer ndonjë sulm terrorist në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco