Stuhi vdekjeprurëse në SHBA, raportohet për disa viktima

Stuhi vdekjeprurëse në SHBA, raportohet për disa viktima

08:47, 10/01/2024
A+ Aa A-

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mbi gjysmë milioni shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhive vdekjeprurëse që kanë shpërthye në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, raporton BBC.

Erërat e forta përmbysën veturat dhe rrëzuan shtëpitë në Florida, ku u raportuan disa tornado. Më shumë se 1,.300 fluturime brenda ose jashtë SHBA-së u anuluan të martën, sipas të dhënave nga FlightAware.

Avioni i zëvendëspresidentes Kamala Harris duhej të devijohej për shkak të motit. Që nga mbrëmja e së martës, më shumë se 630 mijë familje në SHBA-në lindore, nga Florida në shtetin e New Yorkut ishin pa energji elektrike.

Dhjetëra qarqe në Florida kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. 12 tornado u raportuan në Florida, Alabama dhe Georgia deri të martën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe, në disa zona, duke nxitur operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Në Houston County, Alabama, një grua 81-vjeçare thuhet se vdiq pasi një tornado shpërtheu nëpër zonë. Një person vdiq në Claremont, Karolina e Veriut, ndërsa një tjetër në Clayton County, Georgia, thanë zyrtarët, pasi një pemë ra në një autostradë dhe shtypi veturën e shoferit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco