Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Fundi i luftës në Ukrainë? NYT: Putin është i hapur për një armëpushim

Fundi i luftës në Ukrainë? NYT: Putin është i hapur për një armëpushim

19:26, 24/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë privatisht se është i hapur për një armëpushim në Ukrainë, sipas raportimit të New York Times, pavarësisht se publikisht shefi i Kremlinit tha se nuk do të tërhiqet nga konflikti.

Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe më shumë se 18,500 janë plagosur që nga fillimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Putin ka shprehur që nga shtatori se ai është i hapur për të ndaluar luftimet, raportoi NYT, duke cituar dy ish-zyrtarë të lartë rusë afër Kremlinit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Rusia nisi sulmin e armatosur ndaj Ukrainës fqinje më 24 shkurt 2022 dhe shpejt arrit të pushtojë pjesë të mëdha të vendit. Megjithatë forcat ukrainase u përgjigjën, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve përmes fondeve dhe ndihmave ushtarake duke detyruar Rusinë të tërhiqej nga rajonet e saj veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco