SHBA kalon në sulm, rrëzon katër dronë të kontrolluara nga grupi Houthi

SHBA kalon në sulm, rrëzon katër dronë të kontrolluara nga grupi Houthi

16:35, 24/12/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objektiv destrojerin amerikan në Detin e Kuq. Dronët ishin lëshuar të shtunën nga zonat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

“Ky është rasti i 14 ose 15 që militantët Houthi kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare që prej 17 tetorit”, njoftoi ushtria amerikane në rrjetin X.

Militantët e grupit Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë ndërprerë tregtinë botërore për javë të tëra duke kryer sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, sulme që ata thonë se po i bëjnë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Izraelit në Gazë.

Komanda Qendrore e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara tha se iu përgjigj thirrjeve për rrezik nga ana e dy anijeve që u vunë nën sulm. Tre ditë më parë Shtetet e Bashkuara nisën një operacion që mbështetet nga dhjetëra vende për patrullime të përbashkëta në ujërat e Detit të Kuq, afër Jemenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco