Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mesha e së dielës nën lutjet për luftën, Papa Françesku: Afrimi i Krishtlindjes të na çojë drejt paqes

Mesha e së dielës nën lutjet për luftën, Papa Françesku: Afrimi i Krishtlindjes të na çojë drejt paqes

14:36, 24/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Vatikanit Papa Françesku ka drejtuar meshën e së dielës që përkon me vigjiljen e Krishtlindjes, duke bërë thirrje për ndalimin e luftës në Gaza. Papa është shprehur se vijon të marri lajme serioze dhe të dhimbshme ku sipas tij civilët e paarmatosur janë objektiv i bombardimeve dhe të shtënave.

Në vigjilje të Krishtlindjes dhe në kuadër të lutjes tradicionale të së dielës, Papa Françesku ju drejtua besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan nga ku ka apeluar për ti dhënë fund luftës në Tokën e Shenjtë.

 “Të mos harrojmë vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë nga luftërat në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe zona të tjera konflikti. Uroj që afrimi i Krishtlindjes të forcojë përpjekjet për të hapur shtigjet drejt paqes”

Kreu i Vatikanit foli gjithashtu për sulmet e ushtrisë izraelite ndaj të krishterëve dhe kishave në Rripin e Gazës.

Duke theksuar se civilët e paarmatosur janë të ekspozuar ndaj bombardimeve dhe të shtënave, Papa Françesku tha se kjo ka ndodhur edhe brenda kompleksit të famullisë së Familjes së Shenjtë, ku nuk ka terroristë, por familje, fëmijë, njerëz të sëmurë ose invalidë dhe murgesha.

“Një nënë, zonja Nahida Khalil Anton dhe vajza e saj Samar Kamal Anton, u vranë nga snajperët teksa po shkonin në tualet dhe shumë njerëz u plagosën. Shtëpia e murgeshave të Nënë Terezës u dëmtua. Disa thonë se ky është terrorizëm, kjo është luftë. Po. Është luftë. Është terrorizëm”

Papa iu drejtua besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan duke i ikurajuar të hapin zemrën ndaj zotit dhe ti përgjigjen thirrjes së tij për tu kujdesuar dhe respektuar njëri tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco