Dhuratë për Krishtlindje/ Donald Trump arrin një mega-fitore në gjykatë

Dhuratë për Krishtlindje/ Donald Trump arrin një mega-fitore në gjykatë

10:15, 23/12/2023
A+ Aa A-

Nga Heiko Roloff, BILD

Kjo duhet ta bëjë Donald Trump të lumtur për Krishtlindje. Ish-presidenti i SHBA arriti një fitore të madhe në proceset e shumta gjyqësore ndaj tij.

Bëhet fjalë për një pyetje shumë të rëndësishme: a gëzon imunitet një president i SHBA dhe për këtë arsye nuk mund të dalë përpara gjyqit?

Gjykata Kushtetuese e SHBA vendosi të premten në mbrëmje të mos vendosë për këtë çështje urgjente për momentin! Përkundrazi, një gjykatë e apelit duhet të merret me të së pari.

Ajo që tingëllon kaq e padëmshme, është një dhuratë e madhe për Krishtlindje për Donald Trump dhe avokatët e tij.

Procedurat penale do të shtyhen- ndoshta edhe pas zgjedhjeve

-Gjyqi i parë penal ndaj tij duhej të fillonte më 4 mars në Uashington dhe kishte të bënte me ndërhyrjet në zgjedhje dhe rolin e tij në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Ai pothuajse me siguri do të shtyhet.

Me shumë gjasë deri edhe pas zgjedhjeve të nëntorit 2024.

Si president i SHBA, Trump mund të falë veten

Prokurori special, Jack Smith donte ta shmangte me çdo kusht këtë. Sepse nëse Trump fiton zgjedhjet, ai mund të fshijë jo vetëm këtë, por edhe tre çështjet e tjera penale kundër tij në ditën e parë në zyrë dhe të falë veten.

Smith vlerësohet nga shumë demokratë si Eliot Ness (i cili nxori në gjyq Al Kaponen) i ditëve të sotme, sepse ai guxoi të çonte një ish-president në gjykatë për herë të parë në historinë e SHBA.

Në të kundërt, miliona republikanë e akuzojnë atë për motive politike. Sepse Smith u emërua nga Departamenti i Drejtësisë i Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco