Lajmi i fundit

Ngjarje tronditëse në Dropull/ Çifti i të moshuarve gjenden të pajetë me shenja dhune në trup

Kreu i Hamasit do të shkojë në Kajro për bisedime mbi armëpushimin e ri

Kreu i Hamasit do të shkojë në Kajro për bisedime mbi armëpushimin e ri

07:37, 20/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, do të shkojë në Kajro për bisedime mbi një armëpushim të ri në Gaza. 

Izraeli ka treguar se është i gatshëm të pajtohet për një tjetër pauzë në luftime në këmbim të më shumë pengjeve.

Egjipti, së bashku me Katarin, ndihmoi ndërmjetësimin e një armëpushimi njëjavor muajin e kaluar që çoi në lirimin e rreth 100 pengjeve të kapur nga Hamasi në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite, shkruan BBC.

Ismail Haniyeh – i cili zakonisht është i vendosur në Katar – pritet të udhëheqë delegacionin e nivelit të lartë të Hamasit në Egjipt për të takuar shefin e shërbimit sekret të këtij vendi.

Presidenti i Izraelit, Issac Herzog, ka thënë se janë gati për një tjetër pauzë humanitare “në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve”.

Natën e kaluar, Xhihadi Islamik Palestinez – një aleat i Hamasit – publikoi një video të re që tregonte dy burra të moshuar izraelitë që mbahen peng duke u lutur që të kthehen në shtëpi. Presioni ndërkombëtar është rritur për një pauzë të re në luftime që mund të rrisë ndihmat e dërguara në Gazën e rrethuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco