Lëvizja e NATO-s në kufi me Rusinë/ Gjermania dislokon trupat e saj në Lituani

Lëvizja e NATO-s në kufi me Rusinë/ Gjermania dislokon trupat e saj në Lituani

19:02, 18/12/2023
A+ Aa A-

Gjermania dhe Lituania nënshkruan të hënën një marrëveshje për dislokimin më të madh të trupave gjermane në tokën e huaj në epokën moderne.

Sipas planit, 5,000 trupa do të vendosen më pak se 20 km nga kufiri me Bjellorusinë, aleati kryesor i Moskës. Lituania gjithashtu ndan një kufi me enklavën më perëndimore të Rusisë, Kaliningrad.

Marrëveshja u vulos gjatë vizitës së ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius në vendin baltik, ku ai u takua me homologun e tij lituanez, Arvydas Anusauskas.

Pistorius e përshkroi vendosjen e trupave gjermane si një mënyrë për kombin e tij që të “marr përgjegjësinë e udhëheqjes” brenda bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco