Lajmi i fundit

LIVE/ Partia Demokratike tryezë për shpopullimin, efektet ekonomiko-sociale

Turqia shpall ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian

Turqia shpall ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian

07:35, 21/05/2024
A+ Aa A-

Turqia ka shpallur një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Ne kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit Raisi”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e vëllait tim Ibrahim Raishi, President i Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarëve të delegacionit që e shoqëroi. Në emër të Republikës së Turqisë dhe të kombit turk, i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit vëlla iranian dhe qeverisë së tij”, tha Erdogan.

Raisi po kthehej nga ceremonia e inaugurimit të një dige në kufirin Iran-Azerbajxhan të dielën kur ndodhi aksidenti, sipas transmetuesve shtetërorë iranianë.

Rrëzimi i helikopterit rezultoi gjithashtu në vdekjen e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe atë të Malik Rahmetit, guvernatorit të provincës së Azerbajxhanit Lindor, dhe Imam Ayatollah Ali Hashimit të provincës Tabriz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco