Katërmbëdhjetë punonjës të një aeroporti në ishullin Tenerife janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur sende me vlerë 2 milion euro nga bagazhet e pasagjerëve, siç njoftoi sot policia spanjolle.
Ndër sendet e vjedhura të marra nga pasagjerët e kombësive të ndryshme në aeroportin e vendosur në pjesën jugore të ishullit Kanarie ishin 29 ora luksoze, 22 telefona inteligjentë të teknologjisë së fundit dhe 120 bizhuteri, thuhet në njoftimin për shtyp.
#OperacionesGC I Detenidos varios trabajadores del aeropuerto #Tenerife Sur por #robar en las maletas de los pasajeros
▶️14 detenidos
▶️20 investigados
▶️Valor de efectos recuperados 2M€https://t.co/bPGRlhBPQ2 pic.twitter.com/Na7ol4Hki6
Policia spanjolle dyshon se 14 të arrestuarit kanë shitur tashmë në dyqane sendet e vjedhura. 20 punëtorë të tjerë në aeroport dhe 27 dyqane bizhuterish në ishull janë gjithashtu nën mbikqyrjen e autoriteteve.
Operacioni nisi pas një sërë ankesash nga pasagjerët.
Vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës që valixhet ishin duke u vendosur në bagazhin e avionit. Sipas hetuesve, të dyshuarit i kanë hequr gjërat me vlerë duke u parë pasagjerë dhe punëtorë të tjerë.
Ata më pas i fshehën mallrat e vjedhura në xhepa të qepur brenda rrobave të tyre ose në dollapët e tyre në aeroport, tha policia spanjolle.
Aeroporti Tenerife mirëpriti 10.8 milionë pasagjerë në vitin 2022, aeroporti i shtatë më i ngarkuar spanjoll, sipas kompanisë menaxhuese Aena.
© SYRI.net