Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Izrael, ushtria izraelite pranon se 'vrau ​​aksidentalisht' tre pengje në Gaza

Izrael, ushtria izraelite pranon se 'vrau ​​aksidentalisht' tre pengje në Gaza

21:05, 15/12/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite (IDF) përparoi se vrau “aksidentalisht” tre peng gjatë Operacionit në lagjen Shejaiya të Gazës, të premten pasdite.

Në një deklaratë, IDF tha se gjatë luftimeve, një njësi ushtarësh duke i konsideruar “si kërcënim” pengjet, të cilët po përpiqeshin të arratiseshin, i qëlloi, duke i vrarë.

Pengjet ishin persona që ishin rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor.

Të rrëmbyerit e vrarë në incident janë Yotam Chaim nga kibuci Kfar Gaza, Samer Talalka i cili u rrëmbye nga vendi i tij i punës në Nir Am dhe një i rrëmbyer i tretë, familja e të cilit kërkoi të mos përmendet emri.

“Kjo është një ngjarje tragjike që po ndodh në një zonë luftimi me shumë terroristë. Jemi në fazën e mbledhjes së provave dhe sqarimit të detajeve të incidentit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco