Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Rusi/ Alarm për Navalny-n, zhduket pa gjurmë nga burgu

Rusi/ Alarm për Navalny-n, zhduket pa gjurmë nga burgu

11:02, 10/12/2023
A+ Aa A-

Rusi- Kundërshtari më i njohur i presidentit rus Vladimir Putinit, Alexey Navalny, i cili ka qenë gjithmonë armiqësor ndaj qeverisë së Moskës, është "zhdukur", duke rritur frikën për sigurinë e tij.

Prej të paktën tre ditësh, avokatët nuk kanë mundur të flasin me Navalny dhe prej një jave 'gjembi në këmbë i Putinit' nuk ka kontaktuar me stafin e tij. 

"Alexey është i zhdukur prej tre ditësh" raportoi të premten vonë të premten shefja e departamentit të hetimit të Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny, Maria Pevchikh. 

"Avokatët qëndruan gjithë ditën përpara IK-6, burgut të tij aktual, dhe IK-7, një koloni e regjimit special në rajonin e Vladimirit. Atyre u tha të prisnin dhe në fund ata refuzuan hyrjen."

Atë mëngjes, Navalny duhej të dilte në gjykatë me video-lidhjen e zakonshme, por gjithçka u anulua zyrtarisht për shkak të problemeve me rrjetin elektrik të burgut, të cilat janë ende të pazgjidhura deri më sot. 

Por nuk është vetëm kjo: “Mësuam se Alexey kishte një problem të rëndë shëndetësor, jeta e tij është në rrezik”, denoncoi më tej Pevchikh. 

“Javën e kaluar është ndjerë keq në qeli. Stafi ka ndërhyrë duke i dhënë një IV. Nuk e dimë se çfarë ishte, por duke qenë se nuk po ushqehet, mbahet në një qeli izolimi pa ajrim.''

Në ditët pas rënies së disidentit gjithçka dukej se po vazhdonte normalisht, "avokatët e panë, ai u ndje mirë. Por tashmë është dita e tretë që nuk e dimë se ku është. Dhe nuk ka pasur asnjë letër prej tij për gjithë javën”, shprehet më tej Pevchikh.

Rrjeti i Navaly, i  cili ndodhet në burg prej gati tre vitesh, nisi nismën "Rusia pa Putin"  të enjten e kaluar. 

Organizatorët i kërkojnë çdo qytetari që "të bindë të paktën dhjetë persona të votojnë kundër Putinit".

 "Rezultatet e votimit do të falsifikohen, por detyra jonë është t'u tregojmë të gjithëve se Rusia nuk ka më nevojë për Putinin - thuhet në apel - Zgjedhjet e vitit 2024 do të jenë një referendum për miratimin e veprimeve të tij, për miratimin e luftës".

Posterat u shfaqën në disa qytete ruse aq sa, raporton Nexta - media e lidhur me opozitën bjelloruse - autoritetet e Moskës i kanë ndaluar ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco