Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Japonia thirrje Izraelit: Duhet të ulni numrin e vdekjeve të civilëve në Gaza

Japonia thirrje Izraelit: Duhet të ulni numrin e vdekjeve të civilëve në Gaza

18:03, 06/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, i bëri thirrje homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahut që të minimizojë viktimat civile në Gaza.

Gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, lideri japonez tha se është thelbësore për të qetësuar situatën menjëherë. Në përgjigje, Netanyahu përcaktoi qëndrimin e Izraelit për operacionin ushtarak në Gaza, megjithëse nuk u dhanë më tepër detaje.

Izraeli ka qenë nën presionin ndërkombëtar për të shmangur vrasjen e palestinezëve të pafajshëm gjatë luftës së tij kundër Hamasit.

Gjithçka nisi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit hynë në territoret e Izraelit duke vrarë 1200 persona, e më pas ky i fundit nisi sulmet në Gaza.

Sipas raportimeve vendase të paktën 16,200 palestinezë kanë ndërruar jetë që nga nisja e sulmeve. Nga ana tjetër shumë persona janë zhvendosur nga epiqendra e sulmit.

Nën objektivin e ushtrisë izraelite kanë qenë edhe spitalet, aty ku janë strehuar mijëra civilë. Izraeli ka pretenduar ase aty fshihen militantët e Hamasit, për këtë arsye ka ndërhyrë ushtarakisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco