Elon Musk bie dakord me Tel Avivin që të mos aktivizojë Starlnik në Gaza pa miratimin e Izraelit

Elon Musk bie dakord me Tel Avivin që të mos aktivizojë Starlnik në Gaza pa miratimin e Izraelit

11:07, 27/11/2023
A+ Aa A-

Miliarderi Elon Musk zbarkoi sot në Tel Aviv, duke filluar një vizitë gjatë së cilës liderët izraelitë duan të tërheqin vëmendjen e tij për të ardhmen e pengjeve që mbahen në Gaza dhe të diskutojnë me të rritjen e antisemitizmit në internet.

Zyra e presidentit izraelit Isaac Herzog njoftoi dje, të dielën, se Musk do të udhëtojë në Izrael për t'u takuar me kreun e shtetit. 

Sipas mediave izraelite, ai do të takohet edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu. 

Por siç shkruan Sky News, Izraeli ka rënë dakord në parim me Elon Musk që sistemi i komunikimit satelitor i kompanisë së tij SpaceX mund të përdoret në Gaza, vetëm me miratimin e Izraelit.

Muajin e kaluar, Musk propozoi ofrimin e mbështetjes me Starlink për "organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës" në rajon. 

Njoftimi i sotëm duket se shënon një ndryshim qëndrimi për ministrin e Komunikimeve Shlomo Karhi, i cili fillimisht e kundërshtoi këtë ide.

Polemika mbi antisemitizmin

Zyra e z. Herzog tha përpara takimit se do të "theksonte nevojën për të vepruar për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet". Kjo vjen pasi Musk shkaktoi një protestë pasi ripublikoi postimin e një përdoruesi tjetër X, i cili pretendonte se hebrenjtë nxisin urrejtje kundër të bardhëve.

Shefi i Tesla tha se përdoruesi, i cili iu referua teorisë së konspiracionit "Zëvendësimi i Madh", po tregonte "të vërtetën e vërtetë".

Kujtojmë që Starlink, siguroi akses në internet në Ukrainë gjatë pushtimit rus. 

Në shtator, Elon Musk tha se ai refuzoi një kërkesë të Ukrainës për të aktivizuar rrjetin në qytetin port të Krimesë të Sevastopolit për të ndihmuar një sulm ndaj flotës ruse atje vitin e kaluar.

SpaceX gjithashtu ndërmori hapa për të parandaluar ushtrinë e Ukrainës nga përdorimi i shërbimit të kompanisë për të kontrolluar dronët, tha CEO i saj në shkurt.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco