Përmbytje, thatësirë dhe ndotje: Konkursi i Fotove Mjedisore 2023 tregon një planet në rrezik

Përmbytje, thatësirë dhe ndotje: Konkursi i Fotove Mjedisore 2023 tregon një planet në rrezik

13:53, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një tufë buajsh që enden në tokën e tharë në kulmin e një thatësire, një fermer dhe lopët e tij që kalojnë me ujin deri në gjunjë gjatë përmbytjes dhe njerëzit që ecin nëpër një urë mbi një lumë shumëngjyrësh plehrash. Të tria këto skena ishin ndër imazhet fituese të konkursit të fotografive mjedisore të vitit 2023 “Environmental Photographer of the Year 2023” dhe të treja u shkrepën në Bangladesh.

Ky vendi është një nga më të rrezikuarit nga ndryshimet klimatike në botë, duke u renditur i shtati në Indeksin më të fundit të Rrezikut Global të Klimës, bazuar në të dhënat nga viti 2000 deri në 2019. Është i prirur ndaj cikloneve, tornadove dhe përmbytjeve dhe vlerësohet se deri në vitin 2050, një në çdo shtatë njerëz në Bangladesh do të zhvendoset nga ndryshimet klimatike.

Fotografë nga Bangladeshi si Shafiul Islam besojnë se kanë përgjegjësi për të nxjerrë në pah këto kërcënime, si fotografia e buallit që përshkon thatësirën që ka goditur veriun e vendit në dekadat e fundit. Lumenjtë, kanalet dhe rezervuarët në zonë janë tharë, prodhimi i të korrave po zvogëlohet dhe banorët e zonave po vuajnë për pasojë, thotë ai.

Kur bie shi, derdhet – siç tregohet në foton e 18-vjeçarit Solayman Hossain të një fermeri që lundron në ujërat e përmbytjeve gjatë sezonit të musonit në rrethin Kushtia, në perëndim të vendit.  I rritur në një fshat aty pranë, Hossain tregon se si ai ka parë ndryshime shkatërruese në mjedis gjatë jetës së tij. “Fshati im është goditur nga përmbytje të shpeshta dhe ciklone që dëmtojnë të korrat dhe shkatërrojnë mjetet e jetesës,” tha ai për CNN.

Ndërsa ngjarjet ekstreme të motit bëhen gjithnjë e më të shpeshta, po kështu edhe dëmet, zhvendosjet dhe ankthi rreth asaj se kur do të godasë fatkeqësia e ardhshme. "Shumë prej nesh janë të detyruar të vazhdojnë të rindërtojnë jetën tonë, shpesh pas çdo fatkeqësie," thotë ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco