Presidenti i sapo zgjedhur i Argjentinës: Jam mbrojtës i lirisë dhe demokracisë, s'ka biznes me komunistët

Presidenti i sapo zgjedhur i Argjentinës: Jam mbrojtës i lirisë dhe demokracisë, s'ka biznes me komunistët

14:12, 21/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti i sapo zgjedhur i Argjintës, politikani i krahut të djathtë Javier Milei gjatë një interviste me gazetarin amerikan  Tucker Carlson është shprehur se është mbrojtësi më i mirë i lirisë dhe demokracisë dhe se nuk do të bëjë asnjë biznes me komunistët, ku përfshin Kinën, Rusinë dhe Brazilin

Në videon e mëposhtme Milei shprehet:

Jam mbrojtës i lirisë dhe demokracisë, s'ka biznes me komunistët. Jo vetëm që nuk do të bëj biznes me Kinën, por nuk do të bëj biznes me asnjë komunist. Unë unë jam një mbrojtës i lirisë, paqes dhe demokracisë. Komunistët nuk ka në lidhje me këtë, kinezët nuk kanë lidhje me këtë, Putin nuk ka lidhje me këtë dhe mund të themi që edhe Lula nuk ka lidhje me këtë. Ne duam të jemi fari i moralit në kontinent. Ne duam të jemi mbrojtës të lirisë, të demokracisë, të diversitetit, të paqes. Kështu shteti nuk do të promovojë asnjë lloj aksioni me komunistët apo socialistët. Kjo nuk do të thotë që argjentinasit nuk mund të bëjnë biznes me Kinën, Rusinë, Brazilin, apo me këdo që duan, ky do jetë problemi i argjentinasve.

Pas zgjedhjes së tij të dielën Milei tha se situata e Argjentinës është “kritike” dhe premtoi të bëjë ndryshime “drastike” sapo të marrë presidencën e ekonomisë së tretë më të madhe në Amerikën Latine.

“Situata e Argjentinës është kritike. Ndryshimet që i duhen vendit tonë janë drastike. Nuk ka vend për masa të vakëta,” u tha Javier Milei mbështetësve që brohoritën “president, president” dhe “liri, liri” kur populisti i krahut të djathtë doli në skenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco