Ministri izraelit paralajmëron për 'katastrofë' rreth marrëveshjes: S’po na thuhet e vërteta

Ministri izraelit paralajmëron për 'katastrofë' rreth marrëveshjes: S’po na thuhet e vërteta

10:24, 21/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Sigurisë Shtetërore i Izraelit, Ben Gvir, ka lëshuar një deklaratë, duke paralajmëruar kundër hartimit të një marrëveshjeje të raportuar me Hamasin për lirimin e pengjeve.

“Jam shumë i shqetësuar, sepse ka fjalë për njëfarë marrëveshjeje… Ne po mbahemi jashtë [hollësive] dhe nuk po ta tregohet e vërteta”- tha ministri Gvir.

“Thashethemet janë se Izraelit përsëri do të bëjë një gabim të madh, të ngjashëm me marrëveshjen e Shalit”- shtoi ai.

Marrëveshja e Shalit ishte hartuar në vitin 2011. Përmes saj, Hamasi kishte liruar një ushtar izraelit në këmbim të 1 mijë e 27 të burgosurve – pothuajse të gjithë palestinezë e arabo-izraelitë.

Ministri izraelit tha se është i shqetësuar nga “një marrëveshje që mund të sjellë katastrofë”, duke e përmendur mundësinë për lirimin e mundshëm të të burgosurve palestinezë si dhe lejimin e hyrjes së karburantit në Gaza.

Javën e kaluar u raportuar për përçarje brenda Qeverisë së Izraelit për shkak të një vendimi për lejimin e dy kamionëve me karburante në ditë në Gaza.

Të paktën tre ministra ishin kundër këtij vendimi dhe njëri prej tyre kërkoi që vendimi të diskutohet në kabinetin e gjerë qeveritar e jo të vendoset vetëm nga kabineti i luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco