Vazhdojnë përleshjet, automjetet ushtarake izraelite ndodhen në veri të Rripit të Gazës Ushtarët izraelitë në automjete ushtarake ndodhen në Rripin verior të Gazës

Vazhdojnë përleshjet, automjetet ushtarake izraelite ndodhen në veri të Rripit të Gazës

12:56, 13/11/2023
A+ Aa A-

Ushtarët izraelitë në automjete ushtarake ndodhen në Rripin verior të Gazës.  Ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratëlidhur me operacionin e saj në vazhdim në Rripin e Gazës, së bashku me disa foto.

Ushtria tha se ka kryer 4300 sulme ajrore gjatë fushatës së saj kundër Hamasit, duke synuar rrjetin e  tuneleve dhe qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit, duke goditur "3000 vende të infrastrukturës terroriste", thuhet në deklaratë.

Si është raportuar, ditët e fundit ka pasur raportime për luftime të ashpra pranë spitaleve në qytetin e Gazës, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë operacionin e tyre tokësor kundër Hamasit.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë më parë se "të shtënat me armë zjarri dhe bombardimet e vazhdueshme" në zonën përreth spitalit Al-Shifa në qytet kanë "përkeqësuar rrethanat tashmë kritike" për objektin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco