Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kritikoi Papa Françeskun, shkarkohet nga detyra peshkopin Teksasit

Kritikoi Papa Françeskun, shkarkohet nga detyra peshkopin Teksasit

22:39, 11/11/2023
A+ Aa A-

Papa Françesku ka shkarkuar peshkopin Teksas Joseph Strickland, një kritik i ashpër, i cili vuri në pikëpyetje udhëheqjen e Papës në Kishën Katolike.  Vatikani tha se peshkopi do të "lirohet" nga detyrat e tij si rezultat i hetimeve në dioqezën e tij të Tyler.

Peshkopi Strickland është një zë udhëheqës në një degë të katolicizmit amerikan që është kundër reformave të Papës. Largimi i tij vjen pasi Françesku foli për "prapambetje" të disa udhëheqësve të kishës katolike të SHBA.

Peshkopi Strickland ka nisur një sërë sulmesh ndaj përpjekjeve të Papës për të përditësuar pozicionin e Kishës për çështjet sociale, duke përfshirë abortin, të drejtat transgjinore dhe martesat e të njëjtit seks.

Në korrik, ai paralajmëroi se shumë “të vërteta themelore” të mësimeve katolike po sfidoheshin, nga ajo që ai e konsideroi si “përpjekje për të minuar martesëm siç është krijuar nga Zoti" që sipas tij është vetëm mes një burri dhe një gruaje. 

Ai kritikoi si "të çrregullta" përpjekjet e atyre që "refuzojnë identitetin e tyre të pamohueshëm biologjik të dhënë nga Zoti".

Letra e tij sugjeronte se përpjekjet për të ndryshuar "atë që nuk mund të ndryshohet" do të çonin në një përçarje të pakthyeshme në Kishë. Ata që kërkojnë ndryshim, paralajmëroi ai, "janë skizmatikët e vërtetë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco