Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Stop bombardimit të Gazës'/ 300-mijë njerëz 'pushtojnë' Londrën në mbështetje të Gazës

'Stop bombardimit të Gazës'/ 300-mijë njerëz 'pushtojnë' Londrën në mbështetje të Gazës

21:44, 11/11/2023
A+ Aa A-
Rreth 300 mijë njerëz kanë marshuar në Londër të shtunën në mbështetje të palestinezëve, sipas Policisë Metropolitane.

Nuk ka pasur ndonjë incident gjatë marshit, por policia ka arrestuar mbi 90 kundër protestues, të cilët u përpoqën të përballeshin me ata që merrnin pjesë në tubim.

Policia tha se ata ishin “përballur me agresion nga kundër-protestuesit”, të cilët sulmuan zonën “në një numër të konsiderueshëm” përpara asaj që mund të ishte marshimi më i madh që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas rreth një muaj më parë.

Diku tjetër në Evropë, mijëra njerëz në Bruksel dhe Paris morën pjesë gjithashtu në demonstratat pro-palestineze të shtunën.

“Stop bombardimit të Gazës” dhe “Të arrihet armëpushimi tani!” – ishin dy prej thirrjeve që u dëgjuan nga këta qindra mijëra protestues në kryeqytetin e Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco