Izraeli sulmon objektet ushtarake të Sirisë

Izraeli sulmon objektet ushtarake të Sirisë

23:03, 08/11/2023
A+ Aa A-

Forcat e armatosura izraelite nisën një sulm ajror kundër instalimeve ushtarake në Sirinë jugore, duke shkaktuar dëme materiale, siç raportohet nga media shtetërore në Damask.

Deri më tani, sipas APE, nuk ka informacione për viktima. Një korrespondent i agjencisë së lajmeve Xinhua në kryeqytetin sirian raportoi më herët se shpërthime u dëgjuan në periferi të Damaskut.

Ky informacion vjen në një kohë kur tensioni në rajon është përshkallëzuar javët e fundit për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

 Shkëmbime sporadike zjarri dhe përleshje janë regjistruar edhe në javët e fundit në kufirin e Izraelit me Libanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco