Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Diamanti i rrallë blu del në ankand, 50 milionë dollarë për 'Bleu Royal'?

Diamanti i rrallë blu del në ankand, 50 milionë dollarë për 'Bleu Royal'?

20:11, 02/11/2023
A+ Aa A-

Diamanti më i madh blu, i nxjerrë ndonjëherë në ankand, mund të shitet deri në 50 milionë dollarë në ankandin e bizhuterive të rralla të Christie, në Gjenevë, më 7 nëntor. Kështu deklaroi të enjten organizatori i ankandit.

I njohur si “Bleu Royal”, ky diamant i rrallë blu – i vendosur në një unazë – është ndër më të rrallët që janë zbuluar ndonjëherë.

“Ajo që e bën “Bleu Royal” kaq të rrallë dhe të veçantë është madhësia e tij. Me 17.6 karat, ky diamant është më i madhi në llojin e tij”,- tha Rahul Kadakia, drejtuesi ndërkombëtar i stolive të “Christie”.

“Ngjyra është shumë e pastër dhe natyrale. Nga brenda është e thellë dhe perfekte.”

Në vitin 2016, “Christie” shiti një diamant të rrallë blu prej 14,6 karatësh, i njohur si “Oppenheimer Blue”, për më shumë se 57 milionë dollarë.

“Ne shpresojmë se ky diamant do ta lërë pas “Oppenheimer”,- tha Kadakia për “Bleu Royal”.

“Ne e kemi vizituar atë në të gjithë botën; në Azi, në SHBA dhe Evropë, dhe kemi pasur interes të madh nga koleksionistët në mbarë botën.”

Në një ankand të veçantë online, që do të zhvillohet nga 3 deri në 16 nëntor, “Christie” do të ofrojë një gjerdan me perla, të mbajtur nga ikona e filmit dhe modës Audrey Hepburn, në skenën e fundit të filmit “Roman Holiday”, në vitin 1953.

“Ne e vlerësuam atë nga 20 mijë deri në 30 mijë dollarë, kështu që është mjaft e arsyeshme”,- tha Kadakia. “Të gjithë mund të jenë Audrey Hepburn.”

Drejtuesi i ankandit do të prezantojë gjithashtu një orë dore “Rolex”, të përdorur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979, “Apocalypse Now”, në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve.

“Ajo që e bën atë vërtet unike është se, me të vërtetë është një prej orëve më të njohura “Rolex”, që është shfaqur ndonjëherë në ankand”,- tha Remi Guillemin, përfaqësues i orëve në “Christie”.

Dy vjet më parë, ora, që tani vlerësohet nga 1 milion deri në 2 milionë franga zvicerane, u shit në ankand për 2 milionë dollarë franga zvicerane (2.2 milionë dollarë).

“Është vërtet e jashtëzakonshme të kesh të dyja pjesët nga aktorë të jashtëzakonshëm – një “Rolex” nga Marlon Brando dhe një gjerdan nga Audrey Hepburn”– tha Guillemin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco