Stuhia në Britaninë e Madhe/ Pezullohen fluturimet dhe transporti publik. Alarm në Irlandën e Veriut

Stuhia në Britaninë e Madhe/ Pezullohen fluturimet dhe transporti publik. Alarm në Irlandën e Veriut

15:17, 01/11/2023
A+ Aa A-

Britania e Madhe është goditur nga Stuhia Ciaran. Era e fortë ka ndërprer fluturimet, e po ashtu edhe shërbimet e transporti publikë..Autoritette njoftojn qytetarët të mos bëjn udhëtime të panevojshmë.

Stuhia Ciaran ka përfshirë disa rajone të Britanisë së Madhe shoqëruar me erëra të forta dhe rrebeshe të fuqishme.

Agjencia Kombëtare e Motit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se disa shërbime transporti janë ndërprerë, ndërsa disa linja avioni kanë pezulluar fluturimet për shkak të erës së fortë. Një alarm i verdhë është vendosur edhe në Irlandën e Veriut pasi lumenjtë dhe përrenjt rrezikojnë të dalin nga shtrati. Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Agjencia e Mjedisit ka lëshuar më shumë se 25 paralajmërime për përmbytje. Stuhia Ciaran vjen vetëm një javë pasi përmbytjet si pasojë e stuhisë “Babet” përfshinë një pjesë të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Shirat e fuqishëm dhe erërat e forta pritet të godasin edhe Francën jugperëndimore e cila do të jetë e pranishme deri në fundjavë. Ndërkaq probleme janë shënuar edhe në veriun e Italisë. Dalja e disa lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në Verona.

Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë dhe linjave të autobusëve të qytetit. Probleme pati edhe në qytete të tjera të rajonit të Lombardisë. Në Breshia, autoritetet evakuuan mbi 200 banorë nga zonat periferike të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco