Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

VIDEO/ Izraeli publikon videon e CNN të një kufome në Gazë: ‘Të vdekurit nuk e lëvizin kokën’

VIDEO/ Izraeli publikon videon e CNN të një kufome në Gazë: ‘Të vdekurit nuk e lëvizin kokën’

17:14, 30/10/2023
A+ Aa A-

Një video nga Gaza që u transmetuar nga CNN, është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Fjala është për videon që shfaq viktimat e sulmit të fundit të kryer nga forcat izraelite.

Në video shihen thasët me kufoma ku një palestinez i bën gati për transportim. E pranë një trupi qëndron një grua e veshur me të zeza, që me gjasë vajtonte humbjen e më të dashurit.

Më pas në video burri i lartpërmendur hap në gjysmë thesin dhe më pas e mbyllë. E mjaftoi që kjo video të shpërndahet dhe bëhet virale.

Madje në profilin zyrtar të shtetit të Izraelit është postuar videoja – duke pretenduar se sipas tyre kufomat “nuk e lëvizin kokën”.

Me këtë ata aludojnë se mund të jetë një video që nuk e shfaq realitetin, pasi sipas tyre thuhet se personi në thes ishte gjallë.

 “Kujtesë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, Hamas. Kufoma nuk e lëvizin kokën”, thuhet përbri videos së publikuar në profilin zyrtar në X të shtetit të Izraelit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco