Një delegacion i Hamasit shkoi në Rusi

Një delegacion i Hamasit shkoi në Rusi

21:34, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një delegacion nga Hamasi vizitoi Moskën të enjten për bisedime mbi lirimin e pengjeve të huaja, përfshirë shtetas rusë, që grupi militant po i mban aktualisht në Gaza, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e jashtme.

Anëtari i lartë i Hamasit, Abu Marzouk ishte në mesin e atyre që mori pjesë në bisedime, raportoi TASS, transmeton Telegrafi.

“U mbajtën kontakte për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të huaj në Rripin e Gazës. U diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me sigurimin e evakuimit të shtetasve rusë dhe të tjerë të huaj nga territori i enklavës palestineze”, sipas TASS.

Rusia ka lidhje me të gjithë lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin, Iranin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin, grupin militant islamik që kontrollon Gazën.

Moska ka fajësuar vazhdimisht diplomacinë amerikane për krizën aktuale dhe bëri thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe rifillimin e bisedimeve që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje paqeje.

Hamasi lëshoi deklaratën e vet në të cilën vlerësoi përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrisë së jashtme për t’i dhënë fund atyre që i quajti “krimet e Izraelit që mbështeten nga Perëndimi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco