Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Prekëse! Përdori trupin e tij për të mbrojtur motrën dhe vëllanë nga zjarri, 4-vjeçari hero vdes nga plagët e marra

Prekëse! Përdori trupin e tij për të mbrojtur motrën dhe vëllanë nga zjarri, 4-vjeçari hero vdes nga plagët e marra

16:00, 25/10/2023
A+ Aa A-

Një 4-vjeçar i cili u përpoq të mbronte vëllanë dhe motrat e tij nga flakët, ka humbur jetën në spital.

Isaac McGregor ishte duke luajtur në një kopsht në shtëpinë e tij në Melburn, Australi, të shtunën me vëllain e tij Saige, tre vjeç, motrën 18-muajshe Ashlynn dhe motrën më të madhe 6-vjeç, kur një divan mori flakë.

Nëna Jasmine Beck, 26 vjeç, u përpoq të shpëtonte fëmijët, në momentin kur pa Isaac të përdorte trupin e tij, për të mbrojtur vëllanë dhe motrën e tij më të vegjël nga zjarri.

Por fatkeqësisht Saige dhe Ashlynn u shpallën të vdekur në vendngjarje. Isaac u dërgua në spital me motrën e tij më të madhe Mavis, gjashtë vjeçe. Të dy fëmijët pësuan djegie të rënda, duke mbuluar rreth 80% të trupit të tyre. Mavis vazhdon të jetë në spital.

Një faqen GoFundMeu  konfirmua se Isaac hapi krahët dhe tentoi të mbronte motrën dhe vëllanë e tij.

Në këtë faqe shkruhet: Ai do të mbahet mend gjithmonë si djali i ri heroik që dha jetën duke u përpjekur të mbronte vëllanë dhe motrën e tij. Ne i falënderojmë të gjithë nga thellësia e zemrave tona për të gjitha donacionet dhe mbështetjen. Ky komunitet është absolutisht i pabesueshëm.

Babai i fëmijëve Kane McGregor disa orë para se Isaac të vdiste, u shpreh se ishte mjaft krenar për djalin e tij. Nëna shpjegon se u përpoq të lëvizte divanin, dhe shpëtoi fillimisht Mavis, Isaac kishte vendosur mbrapa vetes vëllain e motrën tjetër të vogël, në mënyrë që të mos digjeshin. Ai qëndroi aty derisa vdiq.

Policia e Victoria tha se detektivët nga Skuadra e Zjarrvënësve dhe Eksplozivëve po hetonin incidentin, por ata po e trajtojnë atë si jo të dyshimtë. Inspektorja Emma Bartel tha se fqinjët u përpoqën t’i shpëtonin fëmijët përpara se të arrinin shërbimet e urgjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco