Të gjithë të përqafuar, familja izraelite gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre

Të gjithë të përqafuar, familja izraelite gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre

11:24, 17/10/2023
A+ Aa A-

Nuk kanë fund historitë rrëqethëse rreth sulmit të paprecedentë nga terroristët e Hamasit në Izrael , duke përfshirë një çift të vrarë tre ditë para fejesës së tyre të planifikuar dhe një familje prej pesë anëtarësh të gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Aviv Kutz, 54 vjeç , u gjet i përqafuar me gruan e tij 49-vjeçare Livnat, vajzën Rotem , 19 vjeç dhe me djemtë binjakë  Yonatan dhe Yiftach, 17 vjeç. 

E gjithë familja u gjet në një shtrat brenda shtëpisë së tyre në Kfar Azza më 7 tetor, ditën kur terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin, sipas Times of Israel.

Image

"Ditën që u vranë, ne do të shkonim t'i vizitonim," tha tezja e fëmijëve, Adi Levy Salama. Ironia tragjike për familjen është se ata ishin kthyer së fundmi në Izrael pasi prej disa vitesh jetonte në Boston të SHBA-së.

Livnat, një artiste grafik që do të festonte së shpejti 50 vjetorin, lindi gjatë Luftës së Yom Kipurit - konflikti i vitit 1973 që është krahasuar me krizën e sotme për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Burri i saj ishte drejtor i asociuar i një firme konsulence dhe gjithashtu fermer. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco