Izraeli vret katër terroristë të Hezbollahut që tentuan të depërtojnë në veri

Izraeli vret katër terroristë të Hezbollahut që tentuan të depërtojnë në veri

09:38, 17/10/2023
A+ Aa A-

Shefi i Zëdhënësit të ushtrisë izraelite (IDF) Gjenerali Daniel Hagari është shprehur sot se IDF përdori sulme ajrore për të penguar një përpjekje të depërtimit të forcave të Hezbollahut në veri të Izraelit, duke vrarë katër nga terroristët.

IDF-ja goditi objektivat ushtarake që i përkisnin lëvizjes terroriste Hezbollah në Liban të hënën mbrëma, ndërsa Irani kërcënoi Izraelin me sulme nga Hezbollahu dhe grupe të tjera përfaqësuese në rajon.

 

 

Raportet fillestare treguan se një vend pranë Aitaroun në Libanin jugor, në veri të Avivimit, ishte në shënjestër të sulmeve, me një foto që thuhet se është marrë nga vendi i ngjarjes që tregonte një shtëllungë tymi që ngrihej nga zona.

IDF tha se vendet e synuara janë përdorur nga Hezbollahu për të drejtuar terrorizmin. Sulmet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut kundër IDF të hënën.

 

 

Ndërsa mediat libaneze raportuan se fishekzjarrë dhe bomba me fosfor të bardhë u lëshuan nga IDF mbi zonat afër kufirit gjatë natës të hënën. 

Sipas gazetarit libanez Ali Shoeib, 100 predha u qëlluan në zonë brenda disa orësh gjatë natës.

Gazeta libaneze Nidaa Al-Watan raportoi të martën se Hezbollahu u kishte bërë thirrje banorëve të fshatit Shebaa, që ndodhet pranë një zone të kontestuar nga Izraeli dhe Libani, që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në zona më të sigurta në mes të një rritjeje të tensioneve në rajon. 

Hezbollah njoftoi më herët të hënën se kishte shënjestruar pesë pozicione të IDF pranë kufirit si dhe një tank të IDF në zonë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco