Trazira në Cornell pas Harvardit: Profesori e quan masakrën në Izrael 'magjepsëse'

Trazira në Cornell pas Harvardit: Profesori e quan masakrën në Izrael 'magjepsëse'

09:07, 17/10/2023
A+ Aa A-

Reagime të forta kanë shkaktuar komentet e një profesori të Universitetit Cornell gjatë fjalimit të tij në një tubim në favor të palestinezëve, lidhur me masakrën e kryer nga Hamasi në Izrael me viktimat e më shumë se 1400 personave.

Sipas New York Post, Russell Rickford, i cili jep histori në universitetin më të lartë në Itaka, Nju Jork, përdori mbiemrat “eksitues” dhe “freskues” për të përshkruar sulmin e befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Një video e postuar nga një student i Cornell të dielën e kaluar tregon Rickford duke mbajtur një fjalim pasionant në të cilin ai thotë se pushtimi i Izraelit nga militantët e Hamasit ka “ndryshuar ekuilibrin politik” dhe i ka dhënë një goditje “iluzionit se Izraeli është i pathyeshëm”. Sipas Rickford, shumë palestinezë të lindur në një regjim dhune dhe shtypjeje “ishin në gjendje të merrnin frymë për herë të parë në shumë vite” pas sulmit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco