Shndërrohen në morgje kamionët e akullores në Gaza që dikur 'sillnin buzëqeshjen'

Shndërrohen në morgje kamionët e akullores në Gaza që dikur 'sillnin buzëqeshjen'

19:22, 15/10/2023
A+ Aa A-

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza janë të detyruar që trupat e palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite t’i mbajnë në kamionë akulloresh sepse transferimi i tyre në spitale është shumë i rrezikshëm dhe varrezat kanë mungesë të hapësirës.

Izraeli ka realizuar bombardimet më të ashpra në Gaza për të goditur Hamasin pasi kreu sulmin më vdekjeprurës ndaj Izraelit për dekada, shkruajnë mediat e huaja.

“Morgu i spitalit mund të marrë vetëm 10 trupa, kështu që ne kemi sjellë ngrirës të akulloreve nga fabrikat e akullores për të ruajtur numrin e madh të martirëve”, ka thënë Dr. Yasser Ali nga spitali Shuhada Al-Aqsa në Deir Al- Balah.

Kamionët ngrirës, jashtë të cilëve ende shihen imazhe reklamuese të fëmijëve të buzëqeshur duke shijuar akullore, zakonisht përdoren për të bërë dërgesa në supermarkete.

Tani ato janë morgje të improvizuara për viktimat e luftës shkatërruese midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Këto pamje vijnë gjithashtu pasi spitalet po mbarojnë me furnizime dhe po përpiqen të përballojnë numrin në rritje të të plagosurve.

Izraeli është zotuar se do ta asgjësojë Hamasin pasi luftëtarët e tij sulmuan qytetet izraelite më 7 tetor duke qëlluar burra, gra dhe fëmijë dhe duke kapur pengje.

Kjo do të thotë se numri i të vdekurve në Gaza do të rritet ndjeshëm.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco