Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mijëra trupa pranë kufirit me Gazën, zbulohen masakrat e Hamasit

Mijëra trupa pranë kufirit me Gazën, zbulohen masakrat e Hamasit

11:34, 11/10/2023
A+ Aa A-

Qindra mijëra trupa izraelite janë pozicionuar pranë kufirit me Rripin e Gazës, siç thonë, të gatshëm për të ekzekutuar misionin që u është dhënë. Pritet që Izraeli të nisë së shpejti një operacion tokësor në enklavë, për t’u siguruar që Hamasi të mos ketë më kapacitete ushtarake.

Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes së Izraelit, shprehet: “E nisëm ofensivën nga ajri, më vonë do të sulmojmë edhe nga toka. E kemi zonën nën kontroll dhe jemi në një ofensivë që sa vjen e do të intensifikohet”. 

Bilanci i viktimave në Izrael ka shkuar në mbi 1200, shumica e të cilëve civilë, ndërsa rreth 2700 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ushtria raportoi të martën detaje të masakrave brutale ndaj popullsisë, përfshirë në Kibbutz Kfar Aza, ku u zbuluan qindra trupa të qytetarëve të vrarë, mes të cilëve edhe shumë foshnje. Disave prej viktimave u ishin prerë kokat. 

Gjeneral Majori Itai Veruv tha: “Kjo nuk është një luftë. Nuk është një fushëbetejë. Ti sheh bebe, nëna dhe baballarë të vrarë në dhomat e gjumit. Kjo është një masakër, një aktivitet terrorist”. 

Gati 4 ditë pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit, luftimet në të dyja anët janë intensifikuar. Izraeli vijon breshërinë e bombardimeve ndaj shënjestrave të Hamasit, duke eleminuar dy zyrtarë të lartë të atij që e konsideron grup terrorist. Të paktën 30 persona u vranë gjatë natës në Rripin e Gazës, sipas Hamasit, duke e çuar totalin e viktimave të shënuara atje në mbi 950.

Sakaq, raketa kundër Izraelit u lëshuan edhe nga Siria dhe grupi i Hezbollahut në Liban, siç bëri me dije ushtria e Tel Avivit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco