FOTO/ Momenti kur konfiskohet flota luksoze e Mercedes-ëve të oligarkut

FOTO/ Momenti kur konfiskohet flota luksoze e Mercedes-ëve të oligarkut

20:01, 06/10/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur autoritetet gjermane sekuestrojnë një flotë luksoze me automjete në pronësi të një oligarku rus.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit në një nga zonat më të bukura në Bavari, ku gjendet vila e Alisher Usmanov.

Ky i fundit është vendosur në listën e sanksioneve të BE për shkak të lidhjeve të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas gazetës BILD, automjetet e sekuestruara, kryesisht të markës Mercedes, kapin një vlerë prej 6 milionë euro.

Në total bëhet fjalë për shtatë mjetesh ku përfshihen: Mercedes Maybach S500, Mercedes furgon, Mercedes GLS 580, Mercdes S klas (600 V12), Mercedes V klas 300, një Bentley fuoristradë dhe një Mercedes Maybach 62 S. Vetëm ky i fundit ka një vlerë prej 2.2 milionë eurosh.

30 persona morën pjesë në operacion. BILD shkruan se nuk dihet se ku janë dërguar makinat.

Destinacioni mbetet sekret.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco