Një ‘bos’ i ri për Europën në Departamentin e Shtetit

Një ‘bos’ i ri për Europën në Departamentin e Shtetit

00:04, 05/10/2023
A+ Aa A-

Senati Amerikan me një votim 67 pro dhe 31 kundër miraton më në fund emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar të Shtetit (Për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike).

O’Brien që ka shërbyer dikur si ndihmës i afërt dhe këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright është nga njohësit më të mirë të rajonit të Ballkanit në Departamentin e Shtetit.

Le të shpresojmë që nën drejtimin e tij do të ketë ndryshime në punën në mos përbërjen e ekipit të diplomatëve që merren me Ballkanin. Zyrtarja që ka mbajtur këtë post përpara tij, Karen Donfried, nuk ka pasur shumë njohuri të drejtpërdrejtë për këtë hapësirë gjeopolitike.

Vota në Senat shënon edhe mbarimin e mandatit si zëvendësuese në këtë post të diplomates Yuri Kim, ish-Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. (shkruan:Ruben Avxhiu/Illyria)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco